
Faqja e Ferizajt do te jetë faqja, ne te cilën qytetaret e komunës sonë, por edhe me gjere, mund të informohen për punën dhe te arriturat tona, por edhe me preokupimet tona dhe te qytetareve tanë. Faqja e Ferizajt do te ketë shënime të shumta, që kanë të bëjnë me komunën tone, siç janë historiku, zhvillimi, aktivitetet e shumta të Kuvendit të Komunës dhe Bordit të drejtorëve, takimet dhe vizitat e udhëheqjes komunale, bashkëpunimi me ndërkombëtaret dhe aspekte të tjera të punës sonë.
Kuvendi Komunal në Ferizaj e ka instaluar edhe rrjetin e intranetit, pra rrjetin e brendshëm të kompjuterëve, kështu që të gjitha drejtoritë do të kenë qasje në të gjitha shënimet dhe do t’u ofrojnë shërbime sa me cilësore qytetareve.
Faqja e Ferizajt është e destinuar për qytetaret e Ferizajt, por edhe për të gjithë të tjerët, të cilëve u interesojnë informatat nga komuna jone. Prandaj, çdo informate dhe sugjerim është i mirëseardhur për ta pasuruar sa me shume ketë faqe, jo vetëm me informata e te dhëna, por edhe me foto.